Sherr mes dy familjeve në Has, dy persona të lënduar

Sherr mes dy familjeve në Has, dy persona të lënduar

Dy familje janë konfliktuar fizikisht në fshatin TPLA në Has për motive pronësie. Policia njofton se shtetasi Rr. S. dhe familjarë të tij janë përfshirë në sherr me shtetasin shtetasin A . J. dhe familjarë të tij. Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasi A. J. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. J., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Hasit. Shtetasit e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv