Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shërbimi sekret serb, 10 vite që përdor “software” të dyshimtë vëzhgimi
Një dokument me shenjën “rreptësisht konfidenciale” i është drejtuar Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA). Ai përmban një ofertë për rinovimin e licencës së një mjeti forenzik të kompanisë izraelite Cellebrite, që shfrytëzohet për të zhbllokuar dhe analizuar telefonat e mençur. Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL) ka pasur qasje në këtë dokument që daton nga shtatori i vitit 2015. Ky është vetëm një nga disa dokumente të publikuara, që lidhen me blerjet e shërbimit serb të sigurisë, të cilat REL i ka gjetur në të ashtuquajturin “dark net” – pjesë e internetit që kërkon shfletues...