Shënimet e një oficeri gjerman: Marrëveshja me Nikë Sokolin në Alpet shqiptare

Shënimet e një oficeri gjerman: Marrëveshja me Nikë Sokolin në Alpet shqiptare

Shefi im në Pec (Pejë), komandanti i trupave gjermane, më tha se kishte marrë urdhër nga komanda superiore në Beograd që, në Alpet shqiptare, në perëndim të Djakovicës (Gjakovës), të ndërtonim një pikëmbështetje. Njëri ndër qëllimet kryesore të pikëmbështetjes ishte, mjete të tjera lufte, nga oficerët anglezë të inteligjent servisit. Ngritjen dhe mbajtjen e kësaj pikëmbështetje të ushtrisë gjermane, në Alpet shqiptare, komandanti, ma ngarkoi mua me disa ushtarë nga Taxhikistani. Nga Peja deri tek vergmali, pas të cilit do të ngrihej pikëmbështetja, ishin 75 km distancë por, vetë pikëmbështetja do të ngrihej akoma më thellë, pas një qafe në lartësinë 1800 m. Rruga për tek qafa kalonte rreth 30 km larg Valbonës  dhe ishte shumë e pyllëzuar. Na duhej të kalonim përmes atij pylli...