‘Shëndetësia është në kolaps’, Ismaili: Qeveria po bën ‘pazar’ me buxhetin dhe taksat e shqiptarëve

‘Shëndetësia është në kolaps’, Ismaili: Qeveria po bën ‘pazar’ me buxhetin dhe taksat e shqiptarëve

I ftuar në një intervistë në emisionin “Kafe Shqeto”, deputeti i Partisë Demokratike, Zija Ismaili, akuzoi qeverinë se po e kthen menaxhimin e buxhetit të shëndetësisë në një “pazar” për përfitime në kurriz të shqiptarëve. Ismaili e cilësoi situatën si “vjedhje me ligj” dhe “vjedhje intelektuale”, duke deklaruar se qytetarëve u merren taksat dhe paratë, ndërsa në këmbim sistemi shëndetësor nuk arrin t'u garantojë shërbimet që u nevojiten. Deputeti demokrat tha se mungesa e transparencës në administrimin e fondeve dhe ndërhyrja politike në sistem janë ndër problemet kryesore që kanë çuar shëndetësinë në krizë. Ismaili u ndal edhe te rasti i rëndë i nënës shtatzënë që humbi jetën në Pogradec, duke e lidhur ngjarjen me atë që e cilësoi si “keqadministrim total” të sistemit shëndetësor...