Shembet një minierë në Turqi, humbin jetën 5 persona –

Shembet një minierë në Turqi, humbin jetën 5 persona –

Pesë punëtorë humbën jetën pas shembjes së një miniere në Turqi. Ngjarja u regjistrua në Soma, provinca Manisa. Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, AFAD, gjithsej shtatë minatorë u nxorën nga miniera, dy prej të cilëve gjallë.  Njëri prej të mbijetuarve është ende në spital, ndërsa i dyti është liruar nga spitali. Prefektura e Manisës kishte njoftuar më parë identifikimin e tre të vdekurve dhe përfundimin e hetimeve, përpara se AFAD të njoftonte numrin përfundimtar të pesë viktimave: Pas shembjes, u krijua një qendër për menaxhimin e krizave nën koordinimin e autoriteteve të prefekturës së Manisës, të cilat njoftuan mobilizimin e menjëhershëm të shërbimeve kompetente. Ngushëllime shprehën Kryetari i Parlamentit turk Numan Kurtulmus, ministrat dhe përfaqësuesit e presidencës dhe partisë në pushtet. Ministrja...