Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shemben kioskat në Durrës, vijon lirimi i hapësirave publike, aksioni përqëndrohet në port
Në Durrës vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike. Aksioni i IKMT është përqëndruar në zonë e portit, për shembjen e kioskave. “Ndodhem në hyrje të qytetit të Durrësit. Janë vendosur disa kioska, kur kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për lirim të hapësirave publike. Në orët e vona të mbrëmjes, pronarët e truallit, kanë vendosur kioska në mënyrë demostrative. Struktura shërbente për biletat e trageteve. Pronari është shoqëruar në komisariat dhe po procedohet penalisht.”, raportoi ndër të tjera, gazetari Leonidha Musa.