Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, bëri thirrje më 9 qershor për një rritje prej 400 për qind të mbrojtjes kundërajrore dhe raketore, për ta mbrojtur aleancën veriatlantike nga kërcënimet e Rusisë. “Në Ukrainë po shohim se si Rusia përdor terrorin nga ajri, prandaj do ta forcojmë mburojën që mbron qiellin tonë”, tha Rutte gjatë një fjalimi në institutin Chatham House në Londër, sipas deklaratës së publikuar nga AFP. “NATO-s i duhet një rritje prej 400 për qind e kapaciteteve të mbrojtjes ajrore dhe raketore për ta ruajtur një parandalim dhe mbrojtje të besueshme”, shtoi ai. “Fakt është që...