SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka mirëpritur zgjedhjen e Justinа Shiroka Pulës në postin e presidentes së Republikës së Kosovës. Në një përgjigje për Klankosova.tv, një zëdhënës një zëdhënës i Ambasadës amerikane ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë me presidenten e re të Kosovës dhe institucionet e vendit. “Ambasada e SHBA-së pret me padurim të bashkëpunojë me Justinа Shiroka Pulën, Presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e ambasadës. Po ashtu, përfaqësuesit amerikanë kanë ritheksuar përkushtimin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë. “Ambasada e SHBA-së mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin...
Burimi:
javanews.al