SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë drejt Gjirit Persik, rriten tensionet me Iranin

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë drejt Gjirit Persik, rriten tensionet me Iranin

Një aeroplanmbajtëse e tretë amerikane është nisur drejt Gjirit Persik, e shoqëruar nga anije të tjera luftarake dhe trupa marinsash. Lëvizja vjen në një moment kur tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbeten të larta dhe mund të lidhet me përgatitjet për një përshkallëzim të ri ushtarak pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA. Aeroplanmbajtësja amerikane “Roosevelt” është larguar nga porti i San Diegos dhe pritet të mbërrijë në zonën e operacioneve gjatë gjysmës së parë të nëntorit. Sipas planit, ajo mund të zëvendësojë një nga dy aeroplanmbajtëset amerikane që ndodhen tashmë në rajon, “Washington” dhe “Bush”, ose të shtojë ndjeshëm praninë ushtarake amerikane. Në rajon pritet të dërgohet edhe grupi amfib “Makin Island”, me rreth 4 mijë marinsa, të cilët do t’i bashkohen grupit...