Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SHBA ndalon vaksinën anti-Covid për fëmijët e shëndetshëm dhe gratë shtatzëna
👁5276
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk rekomandojnë më vaksinimin rutinë kundër Covid-19 për fëmijët e shëndetshëm dhe gratë shtatzëna. Lajmi u bë publik nga Sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., përmes një postimi në rrjete sociale. Kennedy, së bashku me komisionerin e Ushqimeve dhe Ilaçeve, Marty Makary dhe drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, Jay Bhattacharya, njoftuan se vaksinat janë hequr nga kalendari i rekomanduar i imunizimeve i CDC-së. “Vitin e kaluar, administrata Biden inkurajoi fëmijët e shëndetshëm të merrnin një tjetër dozë kundër Covid, pavarësisht mungesës së të dhënave klinike për efektin e dozave të përsëritura te fëmijët,”...