Burimi:
Opinion.al

SHBA-ja i kundërpërgjigjet Kinës me tarifa prej 125 për qind
👁10019
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi mbrëmjen e së mërkurës se do t’i rrisë menjëherë tarifat ndaj mallrave kineze në 125 për qind, pasi Kina vendosi tarifa prej 84 për qind ndaj një sërë importesh nga Amerika.Ky vendim shënon përshkallëzim të ri në konfliktin tregtar mes dy ekonomive më të mëdha të botës. “Bazuar në mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj Tregjeve Botërore, po e rris tarifën e vendosur ndaj Kinës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 125%, me efekt të menjëhershëm”, deklaroi Trump në rrjetet sociale.“Shpresojmë se së shpejti, Kina do ta kuptojë se...