Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
SHBA “i vihet keq nga pas” Maduros, 50 mln dollarë shpërblim për informacion që çon në arrestimin e presidentit të Venezuelës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dyfishuar shpërblimin për informacion që çon në arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, duke e çuar në 50 milionë dollarë. Autoritetet amerikane e akuzojnë Maduron si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë dhe për lidhje me grupe të njohura kriminale. Sipas Prokurores së Përgjithshme amerikane, Pam Bondi, Maduro është i përfshirë drejtpërdrejt në operacione ndërkombëtare të trafikut të drogës, në bashkëpunim me organizata si Tren de Aragua, Karteli Sinaloa dhe grupi rebel kolumbian FARC. DEA ka sekuestruar 30 ton kokainë të lidhur me rrjetin e tij, përfshirë 7 ton që mendohet se lidhen personalisht me Maduron. Reagimi nga qeveria venezueliane ka qenë i ashpër. Ministri i Jashtëm Yvan Gil e quajti shpërblimin një akt...