SHBA godet tre cisterna nafte pranë Iranit, tensionet përshkallëzohen në rajon

SHBA godet tre cisterna nafte pranë Iranit, tensionet përshkallëzohen në rajon

Bota E Shtunë, 5 Shtator 2026 20:57 Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar sërish, pas goditjes së tre cisternave të naftës nga forcat amerikane në ujërat pranë Iranit. Sipas informacionit të publikuar nga Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), dy prej mjeteve detare u goditën pranë ishullit iranian Kharg dhe në afërsi të ngushticës së Hormuzit, ndërsa një cisternë e tretë u godit në Gjirin e Omanit. Anijet janë identifikuar si “Downy”, “Stark 1” dhe “Kylo”. Autoritetet amerikane e paraqesin operacionin si pjesë të masave kundër trafikut detar që lidhet me Iranin dhe zbatimit të bllokadës detare amerikane. CENTCOM ka deklaruar gjithashtu se forcat amerikane kanë shmangur disa sulme të Gardës Revolucionare Islamike ndaj një aeroplanmbajtëseje amerikane. Sipas palës amerikane, në incidentet e...