SHBA forcon mburojën kibernetike të Shqipërisë, mbi 40 milionë dollarë investime

SHBA forcon mburojën kibernetike të Shqipërisë, mbi 40 milionë dollarë investime

Ambasadori Eric Wendt TIRANË Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për të rritur kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë ndaj sulmeve dhe kërcënimeve kibernetike të sponsorizuara nga shtete të huaja. Shifra u bë e ditur nga ambasadori amerikan në Tiranë Eric Wendt gjatë Konferencës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë. Në fjalën e tij Wendt vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në ndërtimin e qëndrueshmërisë digjitale duke vënë theksin te bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara për forcimin e sigurisë së infrastrukturës dixhitale. Një prej drejtimeve të këtij bashkëpunimi është edhe përgatitja e ekspertëve të rinj në fushën e sigurisë kibernetike. Përmes programeve të përbashkëta, mes tyre edhe CyberNext synohet rritja e kapaciteteve profesionale për të përballuar sfidat dhe rreziqet që...