Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
SHBA arkëton 152 mld dollarë nga tarifat, Gjermania me mision në Uashington për krizën e makinave
Në një kohë kur tarifat e reja të vendosura nga administrata Trump kanë krijuar trazira në tregtinë globale, Shtetet e Bashkuara po përfitojnë financiarisht. Sipas New York Times, që citon të dhëna të Thesarit Amerikan, vetëm nga prilli e deri më tani janë mbledhur 152 miliardë dollarë në formë tarifash, gati dyfishi i të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Vetëm gjatë muajit korrik, këto tarifa i sollën buxhetit amerikan afro 30 miliardë dollarë. Ndërkohë, Bashkimi Evropian përballet me vështirësi për të përmbushur marrëveshjen e arritur nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti Trump në Turnberry. Pavarësisht...