Sërish sherr mes adoleshentëve/ Procedohet 14-vjeçari në Tiranë, kanosi me mjet prerës dy të mitur

Sërish sherr mes adoleshentëve/ Procedohet 14-vjeçari në Tiranë, kanosi me mjet prerës dy të mitur

Është proceduar nga Policia e Tiranës, një 14-vjeçar pasi dyshohet se ka kanosur dy bashkëmoshatarë me një mjet prerës. Ngjarja ka ndodhur në njësinë administrative të mbuluar nga Komisariati Nr. 3, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 14-vjeçar, pasi dyshohet se ka kanosur me një send në dukje mjet prerës, 2 shtetas të mitur, 14 dhe 16 vjeç.
Burimi: Sot.com.al