Selia e linjës ajrore El Al në Paris mbulohet me bojë të kuqe dhe grafite pro-palestineze, Izraeli dënon “aktin barbar”

Selia e linjës ajrore El Al në Paris mbulohet me bojë të kuqe dhe grafite pro-palestineze, Izraeli dënon “aktin barbar”

Hyrja në selinë e linjës ajrore kombëtare izraelite El Al në Paris është mbuluar gjatë natës nga e mërkura në të enjten me bojë të kuqe dhe grafite me përmbajtje politike, duke shkaktuar reagime të ashpra nga autoritetet izraelite. Gazetarët e AFP raportuan këtë mëngjes se në muret që rrethojnë hyrjen e ndërtesës — e vendosur në lagjen e 3-të, në qendër të kryeqytetit francez — ishin shkruar slogane si: “Palestina rron, Palestina do të fitojë”, “Në djall sionizmi”,“El Al – Genocide Airline” (El Al – Linja ajrore e gjenocidit). Fasada e ndërtesës dhe toka përreth ishin lyer me bojë të kuqe, duke lënë të kuptohet për një akt proteste të organizuar dhe simbolik. Ministrja izraelite e Transportit, Miri Regev, e dënoi ashpër incidentin, duke...