Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sekuestrohen armë zjarri dhe municion luftarak në Lushnjë, arrestohet 50-vjeçari
Policia e Lushnjës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Strike”, pas informacioneve operative për mbajtje të paligjshme armësh. Si rezultat, është arrestuar në flagrancë shtetasi V. Ç., 50 vjeç, banues në Karbunarë, i cili mbante në banesë një arsenal armësh dhe municionesh. Gjatë kontrollit të befasishëm në banesën e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë; 1 armë zjarri kallashnikov; 1 armë gjahu çifte; 3 krëhëra me fishekë dhe dhjetra fishekë luftarakë Policia thekson se vijon punën për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që mbajnë armë pa leje,...