Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

Një tjetër goditje ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje është shënuar në Shkodër. Pas katër muajsh hetime, Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Polinomi 2”, ku janë sekuestruar rreth 77 kilogramë kanabis, armë zjarri, municion dhe pajisje të tjera. Ndërkohë pranga kanë rënë dy vëllezër, ndërsa djali 24-vjeçar i njërit prej tyre është shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë shtetasit Gjovalin Sheja, Kujtim Sheja dhe i shpalluri në kërkim Kristjan Sheja. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë së Shkodrës: DVP Shkodër/Goditje të njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Finalizohet pas 4 muajsh hetime me metoda proaktive nga...