Burimi:
Monitor.al

Sejko me ekipin e Bloomberg News: Lufta tregtare ka krijuar pasiguri për të ardhmen e ekonomisë
👁5382
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim me ekipin e Bloomberg News, të kryesuar nga shefi i zyrës në Varshavë, njëkohësisht dhe Team Leader-i për Europën Lindore, Piotr Skolimowski, dhe Gresa Kraja, reportere pranë Bloomberg.Fillimisht, Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e Bloomberg me zhvillimet kryesore ekonomike dhe financiare në vend. Ai u shpreh se veprimtaria e sektorit financiar është rritur në mënyrë të qëndrueshme; zhvillimet ekonomike kanë qenë pozitive, të ndikuara nga ecuria e mirë e konsumit dhe investimeve, si dhe performanca e fortë e sektorit të turizmit.Guvernatori shtoi se politika monetare e kujdesshme dhe konsistente...