Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Segmente dokumentesh mbi shqiptarët
“Këta shqiptarë që jetojnë në periferi të Athinës, e mësojnë greqishten nga shkolla, ndërsa e shpërfillin atë deri në moshën dhjetë a dymbëdhjetë vjeç. Përkundër kësaj, nacionalistët e Athinës, duke deklaruar se të folurit shqip, nuk është as më shumë e as më pak se të folurit e një dialekti, i deklarojnë këta [shqiptarët] me kombësi të mirëfilltë greke dhe, janë po këta, që e ripërsërisin këtë koncept, duke sjellë shembullin e italianëve, të cilët flasin ndoshta, njëzet dialekte. A thua se të flasësh shqip, që është një gjuhë absolutisht e ndryshme nga greqishtja, mund të krahasohet me të folmen në dialekte të ndryshme, që janë të gjitha italisht. Por sofizmi është i kotë, sepse siç e kemi parë, në lidhje me grekët e vetëdeklaruar...