Sarandë/ Vrasje me armë në qendër, një i vdekur dhe një i plagosur

Sarandë/ Vrasje me armë në qendër, një i vdekur dhe një i plagosur

  Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në qendër të Sarandës, ku dyshohet se ka mbetur i vrarë Artan Myrtaj, 42 vjeç. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake, autorët dyshohet se kanë qenë dy persona, të cilët lëviznin me motorë. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Hetimet vijojnë për përcaktimin e dinamikës së plotë të atentatit dhe motivit të ngjarjes.