Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Samiti në Hagë, Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm Mark Rutte: iskutuam për Durrësin dhe Samitin e 2027-ës
Kryeministri Edi Rama është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të samitit të aleancës ushtarake që po mbahet në Hagë. Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i qeverisë shqiptare ka ndarë disa momente nga takimi me Rutte-n, duke e cilësuar atë si një “mik të çmuar”. “Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte,” shkruan Rama krahas fotove të takimit. Kryeministri ka bërë të ditur se bisedimet me Rutte kanë përfshirë disa tema me rëndësi strategjike, përfshirë angazhimet që rrjedhin nga Samiti i NATO-s, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor,...