Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Samiti i NATO-s, presidenti Trump lavdëron veten: Shtohen mbi 1 trilion dollarë
Presidenti i Amerikës, Donald Trump lavdëroi veten për sukseset në fushën e mbrojtjes dhe për zotimin e ri të vendeve anëtare të NATO-s për të rritur shpenzimet ushtarake. ”Janë mbi 1 trilion dollarë në vit, nga shtete që nuk po paguanin aq sa duhet”, tha Trump në përfundim të Samitit të NATO-s në Hagë. Nga ana tjetër, presidenti hodhi edhe një herë poshtë pretendimet e mediave se impianti bërthamor iranian, i bombarduar nga SHBA, nuk ishte shkatërruar. ”Në raportin fillestar thuhej se dëmet mund të ishin të pakta, ose shumë të rënda, por tashmë kemi informacione shtesë. Ju zgjodhët të...