Samiti i Komunitetit Politik Europian sot në Tiranë, Rama ndan pamjet nga brenda strukturës ku do të mbahet aktiviteti

Samiti i Komunitetit Politik Europian sot në Tiranë, Rama ndan pamjet nga brenda strukturës ku do të mbahet aktiviteti

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video ku tregohen pamjet nga brenda strukturës ku do të mbahet aktiviteti i Samitit të Komunitetit Politik Europian sot në Tiranë. Rama shkruan se “shtëpia e Europës” është krijuar me vizatimet e fëmijëve të Shqipërisë, ku sot ka zbritur e gjithë Europa e ku do të mbajë sytë e gjithë bota. “MIRËMËNGJES dhe me Shtëpinë e Europës, krijuar me vizatimet e fëmijëve të Shqipërisë, ku sot ka zbritur e gjithë Europa e ku do të mbajë sytë e gjithë bota, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Burimi: Sot.com.al