Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Salianji del nga qelia: Burgosja ime ka qenë për arsye politike!
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji është liruar ditën e sotme pas gati 10 muajsh në qeli. Ai ka lënë ambientet e qelisë së Fierit, pasi fitoi lirinë me kusht dhe ka folur për mediat. Gjatë fjalës së tij, Salianji theksoi se burgimi i tij ishte për arsye politike. Ai u zotua se do të vazhdojë luftën kundër regjimit, të cilin e cilëson të kriminalizuar dhe autoritar. “Çdo ditë e imja në burg është denoncim për regjimin e Ramës. Qytetarët do rezistojnë dhe do rrëzojnë një qeveri, që është e kriminalizuar. Ditët e mia në burg tregojnë regjimin e kalbur ku jetojmë....