SALI BERISHA LESHON URDHERIN: TE GJITHA POTENCIALET E PD NE SHERBIM TE STUDENTEVE
Sali Berisha ka dalë me një premtim që tingëllon si plan për mobilizim kombëtar: Partia Demokratike do ta mbështesë protestën studentore me të gjitha potencialet e saj. Studentët kërkojnë zgjidhje për arsimin, ndërsa kryedemokrati u ofron një garanci politike me përmasa madhështore. Mbetet vetëm të sqarohet se cilat janë konkretisht këto potenciale dhe si do të ndihmojnë ato studentët përtej deklaratave nga foltorja. Pas tetë vitesh, Berisha e sheh protestën si një mundësi për t’i kujtuar Edi Ramës premtimet e dikurshme. Studentët, sipas tij, janë rikthyer për t’i dhënë kryeministrit “reston” për atë që ai e cilëson mashtrim. Historia përsëritet, Rama mbetet në shënjestër dhe opozita shpall veten në krah të të rinjve. Një skenar politik i njohur, ku kauza e arsimit takohet me betejën...
Burimi:
ntv.al