Sali Berisha dhe Ilir Meta koalicion?/ Ja përgjigja e Kreut të PD, Berisha

Sali Berisha dhe Ilir Meta koalicion?/ Ja përgjigja e Kreut të PD, Berisha

Kreu demokrat tha se Meta, të cilin e cilëson të burgosur politik, ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e vetë. Ai tha se koalicioni me të ishte për zgjedhjet e 11 majit. Sali Berisha, në konferencën me gazetarët, është pyetur nëse ka një krisje me Ilir Metën pasi ky i fundit po mendon që në zgjedhjet lokale të hyjë me siglën e Partisë së Lirisë. “Ilir Meta është një i burgosur politik. Për PD-ASHM ai është një i burgosur politik. Pastaj për zgjedhje të tjera, çdo forcë politike bën zgjedhjen e vetë. Kjo aleancë ishte për këto zgjedhje”, tha Berisha.
Burimi: Sot.com.al