‘Sadushi i partisë’ pranon të ulet në tryezë me Ramën për pagat: Por duhet të shprehet edhe Kushtetuesja

‘Sadushi i partisë’ pranon të ulet në tryezë me Ramën për pagat: Por duhet të shprehet edhe Kushtetuesja

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në fjalën e mbajtur në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve, ku priten të zgjidhen 3 anëtarë të KLGJ, u ndal edhe te debati për pagat e magjistratëve dhe tryeza e konsultimit të thirrur nga Edi Rama me institucionet e drejtësisë. ‘Sadushi i partisë’ e pranoi dialogun me Ramën, por tha se duhet pritur edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë ccështje. “Kushtetuta nuk negociohet. As gjykimi kushtetues nuk mund të zëvendësohet nga një tryezë dialogu”, u shpreh Sadushi. Ai sqaroi se kjo nuk nënkupton mbylljen e dialogut institucional. Sipas tij, institucionet duhet të jenë të gatshme të ulen në tryezë, të paraqesin qëndrimet e tyre dhe të diskutojnë me argumente, pa hequr dorë nga kompetencat kushtetuese. “Prania në...