Bursat bien ndjeshëm pas fitores së demokratëve/ Trump: Mos kini frikë, së shpejti do ringrihemi
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar pas rënies së fortë të bursës në Wall Street, duke fajësuar demokratët për humbjet e regjistruara në tregjet financiare pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA. Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se tregu i aksioneve kishte përjetuar një nga ditët më të këqija në historinë e tij, duke ia atribuar këtë rezultatit zgjedhor. Ai paralajmëroi gjithashtu se rënia kishte prekur edhe kursimet e amerikanëve për pension. “Bursa përjetoi një nga ditët më të këqija në histori, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve. Është e trishtueshme ta shohësh këtë! U desh shumë punë për ta çuar në një nivel që askush nuk e kishte parë më parë dhe pastaj ndodhi kjo. Prandaj, edhe llogaritë tuaja 401(k)...
Burimi:
syri.net