10 tonë kokainë e organizatës shqiptare në kapanonet e Spanjës: Vlera 100 mln €, kutitë kishin adresa
SPANJË-Mbi 10 ton kokainë janë zbuluar në dy kapanone industriale në qytetin Águilas të Spanjës, në një operacion që ka vënë në qendër të hetimeve një organizatë kriminale shqiptare. Mediat vendase raportojnë se në kutitë ku mbahej kokaina ishin shënuar adresat ku duhej të dërgohej droga. Ky element pritet t’u shërbejë hetuesve për të rindërtuar rrjetin e shpërndarjes dhe për të identifikuar personat që qëndrojnë pas organizimit të trafikut. Në qendër të hetimit janë shqiptarët. Dy kapanonet përdoreshin si depo të posaçme për ruajtjen e sasive të mëdha të drogës, përpara shpërndarjes së saj në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Organizata shqiptare i përdorte këto ambiente si pika magazinimi. Çështja mbetet nën sekretin hetimor, ndërsa hetuesit po përpiqen të përcaktojnë personat që qëndrojnë pas ngarkesës së sekuestruar dhe...
Burimi:
zeri.ai