Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA
Tregjet financiare në mbarë botën janë tronditur pas rënies së fortë të aksioneve të kompanive më të mëdha të teknologjisë, duke u shkaktuar humbje prej triliona dollarësh. Shkak për këtë reagim është bërë fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, pasi programi i tyre parashikon kufizime për zgjerimin e inteligjencës artificiale dhe ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave. Investitorët druhen se politikat e reja mund të ngadalësojnë zhvillimin e këtij sektori dhe të ulin fitimet e kompanive që kanë investuar shuma të mëdha në këtë teknologji. Goditja më e madhe u regjistrua në bursën amerikane, ku indeksi Nasdaq, që përfshin shumë prej kompanive më të mëdha të teknologjisë, ra me mbi 5.5% brenda një dite. Sipas të dhënave të Dou Jones,...
Burimi:
javanews.al