Tragjedia në Elbasan/ Inxhinierja: Sistemi i sigurisë dështoi, zjarrfikësja është vetëm hallka e fundit
E ftuar në një lidhje Skype në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, inxhinierja Dëshira Mëna ka analizuar shkaqet e mundshme teknike të shpërthimit në Elbasan, duke ngritur shqetësimin për mungesën e masave parandaluese dhe kontrollit të sistemeve të gazit. Ajo tha se sistemi i mbrojtjes nga zjarri nuk nis me mbërritjen e zjarrfikësve, por me parandalimin, monitorimin dhe identifikimin në kohë të rrezikut. Mëna theksoi se, nga informacionet paraprake, dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga grumbullimi i gazit në apartament pas një rrjedhjeje, ndërsa ndezja e sobës ka provokuar shpërthimin. Ajo nënvizoi se rasti tregon dështimin e mekanizmave të kontrollit dhe identifikimit të hershëm të rrjedhjeve, ndërsa theksoi rëndësinë e respektimit të kushteve teknike të instalimit dhe mirëmbajtjes së impianteve të gazit. Pjesë nga...
Burimi:
syri.net