STRAZIMIRI OPTIMIST: TE GJITHE PO MBLIDHEN RRETH PD-SE, RAMA E KA TMERR BASHKIMIN TONE

STRAZIMIRI OPTIMIST: TE GJITHE PO MBLIDHEN RRETH PD-SE, RAMA E KA TMERR BASHKIMIN TONE

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka bërë thirrje për bashkimin e të gjithë faktorëve politikë opozitarë kundër qeverisë së Edi Ramës, duke theksuar se ky proces duhet të jetë organik dhe jo një marrëveshje formale mes drejtuesve politikë. Strazimiri deklaroi se bashkimi i opozitës përbën shqetësimin kryesor për kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të vitit 2020, veçanërisht kufizimi i mundësisë për të garuar me lista të veçanta brenda koalicioneve, synonin të pengonin ruajtjen e identitetit politik të partive aleate. Deputeti i PD-së e cilësoi moslejimin e koalicioneve parazgjedhore me lista të veçanta si shkelje të të drejtave të njeriut dhe tha se, sipas tij, bashkimi i sa më shumë forcave opozitare mund të sfidojë strukturën e pushtetit të...