Rutte siguron aleatët e NATO-s: Jemi të gatshëm për çdo reagim

Rutte siguron aleatët e NATO-s: Jemi të gatshëm për çdo reagim

Bota E Enjte, 24 Shtator 2026 21:42 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se NATO është e përgatitur t’u përgjigjet incidenteve të sabotimit, sulmeve kibernetike dhe përdorimit të dronëve në Evropë. Ai tha se Rusia po shton aktivitetet hibride dhe se aleanca ka plane dhe mjete për t’iu kundërpërgjigjur këtyre kërcënimeve. Rutte tha gjithashtu se Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë dhe u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s të rrisin mbështetjen për Ukrainën. Në të njëjtën kohë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kërkoi që vendet evropiane të marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e kontinentit. Ai propozoi një “NATO 3.0”, të fokusuar në forcimin e kapaciteteve ushtarake dhe parandalimin e kërcënimeve. SHBA-ja synon të zvogëlojë rolin e saj në...