Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, ndërsa Zelensky pritet të takohet me Trumpin

Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, ndërsa Zelensky pritet të takohet me Trumpin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ndërsa Rusia ka kryer një sulm me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës, duke vrarë të paktën katër persona në Dnjepër. “Janë planifikuar rreth 20 takime, përfshirë me presidentin e SHBA-së, liderë evropianë, senatorë amerikanë dhe anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, drejtues të organizatave ndërkombëtare, kompanive kryesore amerikane dhe grupeve të ekspertëve”, shkroi Zelensky në X pas mbërritjes në Nju Jork, ku pritet t’i drejtohet sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Zelensky pritet të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në orën 13:15 sipas kohës lokale, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, më 22 shtator. Në një postim në rrjetet...