Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rusia: Vendimi i SHBA-së për të sulmuar territorin e një shteti sovran, i papërgjegjshëm
Ministria e Jashtme ruse e ka quajtur të papërgjegjshëm vendimin e SHBA-së për të sulmuar objektet bërthamore të Iranit. “Vendimi i papërgjegjshëm për të sulmuar me raketa dhge bomba një shtet sovra, pavarësisht argumenteve të paraqitura, shkel në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare, Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilat më parë i kishin përshkruar kategorikisht veprime të tilla si të papranueshme”, theksoi Ministria e Jashtme ruse, duke bërë thirrje për një zgjidhje përmes mjeteve diplomatike. Sipas Rusisë, dëmi ndaj objekteve bërthamore të Iranit është “veçanërisht shqetësues”./vizionplus.tv