Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën
Rusia po ndërton një radar gjigand në Kaliningrad, i aftë të zbulojë avionë dhe raketa në distanca nga 900 deri në 3.000 kilometra, duke forcuar ndjeshëm kapacitetet e saj të mbikëqyrjes ushtarake mbi Evropën. Sipas një hetimi të gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), bazuar në imazhe satelitore të kompanisë finlandeze Iceye, Moska po zgjeron ndjeshëm praninë dhe infrastrukturën ushtarake në rajonin e Baltikut. Radari i ri, që po ndërtohet pranë qytetit të Gvardejskut, përbëhet nga tri rreshta të mëdha antenash, secila mbi 500 metra e gjatë, të vendosura në formë ylli. Sistemi i përket teknologjisë OTH, e njohur si radar përtej horizontit, që përdor përhapjen e valëve radio për të zbuluar objektiva në distanca shumë më të mëdha se radarët tradicionalë. Kjo i mundëson...
Burimi:
javanews.al