Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rusia kërkon ndërprerjen e furnizimeve me armë për Ukrainën si kusht për armëpushimin
👁11405
Rusia kërkon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të ndërpresin furnizimet e tyre me armë për Kievin – si parakusht për një armëpushim 30-ditor në luftën e Ukrainës, tha sot Kremlini, ndërsa udhëheqësit evropianë u mblodhën në kryeqytetin ukrainas. “Përndryshe, do të jetë një avantazh për Ukrainën”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një intervistë për transmetuesin amerikan ABC. “Ukraina do të përdorte armëpushimin për të vazhduar me “mobilizimin e saj total” dhe për të sjellë trupa të reja në front, për të trajnuar personel të ri dhe për t’u dhënë luftëtarëve aktualë një pushim”, tha...