Rusia kërkon ekstradimin e kreut të GJPN-së, përshkallëzohet përplasja me Hagën
Rusia ka kërkuar ekstradimin e presidentes së Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Tomoko Akane, dhe tetë zyrtarëve të tjerë të institucionit me seli në Hagë. Kërkesa është paraqitur nga Prokuroria e Përgjithshme ruse ndaj Holandës dhe disa vendeve të tjera. Zhvillimi lidhet me përplasjen e nisur pas vendimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, më 17 mars 2023, për lëshimin e një urdhër-arresti ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Urdhër-arresti lidhet me dyshimet për deportimin dhe transferimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas nga territoret e pushtuara drejt Rusisë. Moska e ka kundërshtuar juridiksionin e gjykatës dhe ka ndërmarrë procedura penale kundër disa prej zyrtarëve të saj. Në vitin 2025, nëntë prej tyre u dënuan në mungesë nga një gjykatë ruse. Japonia reagoi më 9 tetor 2026, duke i cilësuar masat...
Burimi:
ntv.al