Rumer Willis rrëfen për jetën me babain e saj, Bruce Willis: “Jam shumë mirënjohëse për kohën me të”

Rumer Willis rrëfen për jetën me babain e saj, Bruce Willis: “Jam shumë mirënjohëse për kohën me të”

Rumer Willis, vajza e aktorit të njohur Bruce Willis, ka folur me emocion për jetën e përditshme me të atin, i cili po përballet me demencën frontotemporale (FTD), duke theksuar rëndësinë e çdo momenti të kaluar së bashku. Në një intervistë për People, aktorja 38-vjeçare e përshkroi demencën si një “mister” dhe një sfidë të paparashikueshme, pasi ecuria e saj mund të jetë e ndryshme nga një person te tjetri. Rumer tha se Bruce Willis po ia del mirë duke pasur parasysh rrethanat dhe tregoi se vizitat së bashku me vajzën e saj trevjeçare, Louetta, janë veçanërisht të rëndësishme për të. Sipas saj, buzëqeshja e të atit në këto momente është një prej gjërave më të çmuara. “Jam shumë mirënjohëse që kam kaluar këtë kohë...