Rubio në Athinë paralajmëron Iranin se nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Irani nuk do të lejohet kurrë të sigurojë një armë bërthamore, duke deklaruar se parandalimi i kësaj është një vijë e kuqe për presidentin Donald Trump. “Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore! Pikë!”, tha Rubio më 7 tetor në Athinë, ku zhvilloi bisedime me ministrin e Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, gjatë Dialogut të gjashtë Strategjik SHBA-Greqi. I pyetur nëse Uashingtoni ishte i gatshëm të pranonte një nivel të caktuar të pasurimit të uraniumit nga Irani, Rubio nuk pranoi të specifikonte se cili nivel pasurimi mund të ishte i pranueshëm. Në vend të kësaj, ai tha se çdo marrëveshje duhet të garantojë që Irani “nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore”. “Ky është qëndrimi ynë....
Burimi:
syri.net