Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Rrjeti telefonik në Spanjë pëson kolaps disa javë pas ndërprerjes së energjisë elektrike, numri i emergjencës 112 jashtë shërbimit për disa orë
Një krizë e re infrastrukturore në Spanjë po shkakton ndërprerje në të gjithë rrjetin e telefonisë celulare, vetëm pak javë pas ndërprerjes së zgjatur të energjisë elektrike që paralizoi vendin dhe Portugalinë. Dështimi ndodhi për shkak të një përmirësimi të rrjetit të Telefónica-s dhe preku kryesisht telefoninë fikse, por edhe shërbimet zanore mobile, duke lënë jashtë funksionit shërbime kritike siç është numri i emergjencës 112 në rajone si Aragona, Extremadura, Vendi Bask dhe Valencia. Siç deklaroi një zëdhënës i Telefónica-s ata kryen përmirësime të rrjetit që prekën shërbime specifike për disa kompani. Ai shtoi se po punojnë për restaurimin. Disa zona raportuan rivendosje graduale të rrjetit gjatë mëngjesit. Sipas faqes spanjolle të monitorimit Downdetector dhe gazetës El País, problemet filluan rreth orës 2 të mëngjesit. Nga raportet,...