Rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë në SHBA, ekspozohen efektivë të ICE
Të dhënat personale dhe profesionale të mbi 41 mijë punonjësve të Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare, DHS, përfshirë mijëra agjentë të ICE-it dhe Agjencisë së Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit, CBP-së, janë publikuar në internet pas atij që përshkruhet si “një incident i sigurisë kibernetike”. Informacionet e rrjedhura përfshijnë emra, adresa pune, numra telefoni dhe përshkrim të detyrës. Sipas informacxioneve të publikuara, mbi 21 mijë persona punojnë për CBP-në, ndërsa rreth 6,600 janë pjesë e ICE-it. Në publikim përfshihen edhe informacione për operacione të padeklaruara më parë dhe teknologjitë e përdorura nga agjencitë. Të dhënat u publikuan në një platformë të quajtur “Icepick”, me ndihmën e studiueses së sigurisë kibernetike Maia Crimew dhe platformës Distributed Denial of Secrets (DDoSecrets). DHS-ja konfirmoi se është në dijeni...
Burimi:
ntv.al