Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rritet numri i makinave në Shqipëri, mbi 1 milion në qarkullim
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore në qarkullim në territorin e Shqipërisë arriti në 1.002.582 njësi. Autoveturat përbëjnë pjesën më të madhe të tyre me 80,8%, të ndjekura nga mjetet për transport të përzier dhe motorët, secili me nga 5,9%. Qarku i Tiranës mbetet në krye për numrin më të madh të mjeteve në qarkullim, me 34,8% të totalit, ndërsa Durrësi zë vendin e dytë me 13,6%. Në fund të listës renditen Gjirokastra dhe Kukësi, përkatësisht me 2,1% dhe 2,4%. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar për herë të parë 26.976 mjete, nga të cilat 80,9% janë autovetura. Sërish, Tirana dominon me 44,2% të regjistrimeve të reja. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, numri total i mjeteve në qarkullim...