Rritet ndjeshëm numri i udhëtimeve të shqiptarëve në 2024, ja kush është destinacioni më i preferuar

Rritet ndjeshëm numri i udhëtimeve të shqiptarëve në 2024, ja kush është destinacioni më i preferuar

Në vitin 2024, shqiptarët kanë udhëtuar më shumë se kurrë më parë, me mbi 4.4 milionë udhëtime të kryera brenda dhe jashtë vendit nga individë mbi 15 vjeç. Pjesa dërrmuese e këtyre udhëtimeve – plot 97,9% – janë kryer për qëllime personale, ndërsa vetëm 2,1% për arsye biznesi. Udhëtimet jashtë vendit janë rritur ndjeshëm me 43,4% krahasuar me vitin 2023, duke reflektuar një rritje të dukshme të kërkesës për turizëm dhe lëvizshmëri ndërkombëtare. Shqipëria vazhdon të mbetet një destinacion i preferuar, sidomos për pushime dhe kohë të lirë, që përbëjnë qëllimin kryesor të udhëtimeve si brenda ashtu edhe jashtë vendit....
Burimi: Sot.com.al