Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027

Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027

Fondi për rimbursimin e barnave pritet të shënojë rritje vitin e ardhshëm. Sipas Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, për vitin 2027 parashikohen 17.28 miliardë lekë për pacientët e trajtuar me receta me rimbursim, nga 13.5 miliardë lekë që janë në dispozicion këtë vit. Në vlerë absolute, fondi pritet të shtohet me rreth 3.78 miliardë lekë, ose 28% krahasuar me vitin 2026. Rritja e parashikuar për vitin e ardhshëm është ndjeshëm më e lartë se ajo e këtij viti. Për vitin 2026, fondi për Listën e Barnave të Rimbursueshme u rrit me 900 milionë lekë, nga 12.6 miliardë lekë në vitin 2025 në 13.5 miliardë lekë, ose me rreth 7%. Rritja e financimit për barnat me rimbursim parashikohet të vazhdojë...