Rriten tensionet/ Gjermania akuzoi zyrtarisht Rusinë për sulmin me dron në Lajpcig, NATO dhe BE i dalin në mbështetje!

Rriten tensionet/ Gjermania akuzoi zyrtarisht Rusinë për sulmin me dron në Lajpcig, NATO dhe BE i dalin në mbështetje!

Gjermania akuzoi zyrtarisht Rusinë se qëndron pas tentativës së sulmit me dron në aeroportin e Lajpcigut/Hale, duke e cilësuar incidentin pjesë të një serie sulmesh hibride kundër Evropës. Pas njoftimit të Berlinit, NATO dhe Bashkimi Evropian shprehën solidaritet me Gjermaninë, ndërsa qeveria gjermane bëri të ditur se do të marrë masa të reja kundër Moskës. Sipas autoriteteve gjermane, më 4 gusht një dron i pajisur me eksploziv u zbulua në zonën e sigurisë së aeroportit, mes avionëve ukrainas të transportit. Hetuesit dyshojnë se një dron i dytë mund të jetë përplasur pranë një avioni të kompanisë DHL, ndërsa javën e kaluar mediat gjermane raportuan se në aeroport është gjetur edhe një dron i tretë, gjithashtu i pajisur me eksploziv. Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, tha...