Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rriten masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri–Serbi, boshatisen lokalet pranë “Arenës Kombëtare”
👁4913
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë më 7 qershor, e vlefshme për Eliminatoret e Kupës së Botës 2026, ka sjellë një plan të gjerë masash sigurie nga Policia e Shtetit. Edhe pse është konfirmuar se nuk do të ketë tifozë serbë të pranishëm në “Arenën Kombëtare”, autoritetet po veprojnë me kujdes të shtuar për të parandaluar çdo incident të mundshëm. Një nga masat më të forta është boshatisja e bizneseve që ndodhen në ambientet përreth stadiumit. Këto biznese kanë nisur sot çmontimin e rrethimeve dhe tendave, pas një kërkese të ardhur nga Bashkia e Tiranës, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT)...