Rreziku në duart e fëmijëve, toksikologia: Kujdes nga lodrat “Squishy”, ja cilat janë kancerogjene!

Rreziku në duart e fëmijëve, toksikologia: Kujdes nga lodrat “Squishy”, ja cilat janë kancerogjene!

Ka rreziqe që prindërit i shohin menjëherë kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve të tyre, por ka edhe të tjera që fshihen pas gjërave që në pamje të parë duken krejtësisht të padëmshme. Lodrat shumëngjyrëshe, të buta, me fytyra qesharake apo në formën e ushqimeve të preferuara të fëmijëve mund të duken thjesht si një lodër argëtuese, por a mund të fshehin të ashtuquajturat lodrat “Squishy” rreziqe që nuk shihen me sy të lirë? Për të folur në lidhje me këtë, në emisionin “Aldo Morning Show” ishte e ftuar këtë të hënë, më 21 shtator, toksikologia Suela Xhufi, e cila shpjegoi se jo të gjitha lodrat “Squishy” paraqesin të njëjtin rrezik, por paralajmëroi për kujdes të veçantë ndaj produkteve me origjinë të paidentifikuar. “Dua...